Ballina / Lajme / Kosovë / Organet e rendit dhe të ligjit ta bëjnë punën e tyre pa u vonuar për asnjë çast.
Loading...

Organet e rendit dhe të ligjit ta bëjnë punën e tyre pa u vonuar për asnjë çast.

Edhe Ramush Haradinaj ka shprehur keqardhje për sulmin ndaj Vitoria Stavileci.  Përmes postimit në Facebook, ai e quan këtë akt kriminal dhe se kryesit duhet të dorë zohen para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Sulmi ndaj zonjës Stavileci, bashkështorte e Ministrit Stavileci, është një akt kriminal, dhe duhet të trajtohet i tillë. Kryesit e këtij sulmi të shëmtuar, duhet të zihen sa më parë dhe mbi ta të bjerë gjithë forca e ligjit. Nuk do të lejojmë që Kosova të shndërrohet në vend të pasigurt për qytetarët e saj. Organet e rendit dhe të ligjit ta bëjnë punën e tyre pa u vonuar për asnjë çast.

Shteti i Kosovës dhe shoqëria jonë nuk mund të qëndrojnë indiferent ndaj kësaj dukurie që nuk ka asgjë të përbashkët me ne si komb e si shoqëri.
RH

/MegaPress/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …