Ballina / Lajme / Kosovë / OVL e UQK-së: Janë duke u hetuar të dyshuarit për fryrje të listave të veteranëve
Loading...

OVL e UQK-së: Janë duke u hetuar të dyshuarit për fryrje të listave të veteranëve

Organizata  e Veteranëve të Luftës, ende nuk e dinë së cilët janë personat të cilët janë duke u hetuar nga Prokuroria, mbi dyshimin se kanë manipuluar në mënyrë që të jenë  në Listën e Veteranëve, raporton “Zeri.info”.

Nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, thotë se presin që Prokuroria të përfundoj sa më shpejt këtë proces.

“ Në ende nuk e dimë së kush janë personat të cilët kanë manipuluar për të hyrë në Listën e Veteranëve. Sikur së ju edhe ne kemi informacione se prokuroria është duke bërë hetime në meny që të pastroj listën e Veteranëve dhe të mbesin vetëm ata që kanë kontribuar në këtë listë. Shpresojmë që prokuroria sa më shpejt të përfundoj hetimet pasi që ka ende luftëtar të vërtet  të cilët kanë mbetur jashtë kësaj Liste, dhe kjo do të bëjë që të zgjidhet përfundimisht numri i veteranëve në Kosovë”, ka thënë s Haradinaj.

/Zeri.info/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...