Ballina / Lajme / Kosovë / Paçarizi: LAA dhe VV nuk po e votojnë Veselin për arsye qesharake
Loading...

Paçarizi: LAA dhe VV nuk po e votojnë Veselin për arsye qesharake

Vetëvendosje dhe LAA nuk janë duke votuar Kadri Veselin për arsye qesharake. Kështu pohon analisti politik, Rrahman Paçarizi, që thekson se caktimi i Veselit për kryeparlamentar ka sjell situatën aktuale në vend.

“Vetëvendosje dhe LAA nuk munden t’i përzihen PAN-t për votimin e Veselit dhe as PAN s’ka të drejtë t’i thotë LAA-së që duhet ta votojë patjetër Veselin”, ka thënë Paçarizi, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, dikush duhet të heq dorë, që situata të zhbllokohet.

Por këtu ai përjashton Veselin si individ dhe këtë e lidh me tërheqjen e tij nga gara për kryeministër, ku vendin ia ka lëshuar Ramush Haradinajt.

“Nëse Veseli do tërhiqej tash kjo do të ishte fatale për të”, ka deklaruar Paçarizi, për tërheqjen e mundshme të Veselit nga posti për kryeparlamenatr, të cilën po ia kërkojnë partitë tjera, LAA dhe Vetëvendosje.

Ai pohon se përveç Veselit, partitë tjera nuk do ta votonin as ndonjë figurë tjetër të PDK-së.

“Kushdo nga figurat kryesore të PDK-së të ishte propozuar për kryetar do të ishte kundërshtuar me të njëjtën masë”.

“LDK dhe VV nuk kanë zhvilluar politika të tilla që do të na bindnin që janë homogjenë.  Ata kanë prodhuar një situatë të konfliktit me deklaratat e Hotit dhe Konjufcës”.

“E hëna do të jetë befasuese edhe pse PDK ka nxjerr kushtin që nuk shkojnë në seancë”, ka vazhduar më tej ai, duke paralajmëruar se të hënën Kosova mund të ketë një kryekuvendar. /Klan Kosova/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...