Ballina / Lajme / Kosovë / Pacolli: Deklarata e Daçiçit që të “rrënojë” njohjet e Kosovës është rezultat i sindromit të tij dhe të politikes që ai përfaqëson

Pacolli: Deklarata e Daçiçit që të “rrënojë” njohjet e Kosovës është rezultat i sindromit të tij dhe të politikes që ai përfaqëson

Deklarata e Daçiçit që të “rrënojë” njohjet e Kosovës është rezultat i sindromit të tij dhe të politikes që ai përfaqëson – Destruktivitet, shkatërrim, rrënim.

Pra kjo është ajo që përfaqëson Daçiç. Ne në Kosovë do të jemi gjithmonë konstruktiv dhe do të ndërtojmë. Shkatërrimi është karakteristikë e të frustruarve të skajshëm.

Ne nuk jemi fajtor që një botë e tërë janë kundër Daçiçit dhe politikes se Serbisë. E sa i përket paralajmërimeve të Dacicit për terheqjen e njohjeve ato janë thjesht përpjekje Don Kishoteske.

Këto përpjekje të Don Kishotit ballkanas, rezultojnë qesharake edhe kur ai prezenton “notën verbale” të Guinesë Bissau, e cila në fund të tekstit zotohet dhe rikonfirmon respektin që ka për Ministrinë e Jashtme dhe Republikën e Kosovës.

Sa i vogël je Ivica Dacic… Po më zhgënjen çdo ditë e më shumë…..! Shkruan në facebook z. Begjet Pacolli.

/MegaPress.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Aktivistja shqiptare,mes Europes:Shoqatat globaliste serbe te grave, s’njohin viktimat e dhunes seksuale te Kosoves.

Pas një konference në Bruksel për sigurine e shteteve me rastin e 10 Vjetorit të …