Ballina / Lajme / Kosovë / Pacolli i kundëpërgjigjet Korab Sejdiut
Loading...

Pacolli i kundëpërgjigjet Korab Sejdiut

Largimi i Korab Sejdiut pak orë para seancës ku do të votohet kryeparlamentari, e ka lënë AKR’në me një deputet më pak. Kështu, ata sot do t’i kenë vetëm 3 numra.

E në AKR, largimin e Sejdiut e komentojnë shkurt. Madje, sekretari organizativ i kësaj partie, Rrahim Pacolli, ka lënë të nënkuptuar se Korab Sejdiu ishte i padevotshëm për AKR’në.

“Partinë e dëmton nëse shkon një deputet apo anëtar i devotshëm, e jo dikush që ka ardhur vetëm të bëhet deputet”, ka thënë ai për Metron.

Ndërkaq, Pacolli ka thënë se partia e tyre është e hapur dhe kush të dojë mund të rrijë e po ashtu edhe të shkojë.

“Është e lirë partia, kush don vjen kush don shkon. Ne s’kemi nevojë me komentu, po është i lirë le të shkon”, ka shtuar ai.

Megjithëkëtë, duke se lajmet për largim nga partia, edhe pse ka pak deputet, në AKR nuk bëjnë shumë përshtypje. Të paktën ashtu u shpreh sekretari i kësaj partie, pasi edhe pse është përgjegjësi për mbarëvajtjen e brendshme të partisë, thotë se për largimin e Sejdiut nuk ka dëgjuar akoma asgjë.

“Unë s’e pasna pa hala, por kush s’don me nejt ne nuk e mbajmë me zor”, ka thënë tutje Pacolli.

Ndryshe, në orët e para të kësaj dite deputeti Korab Sejdiu njoftoi se jep dorëheqje nga AKR’ja pas koalicionit me AKR’në.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...