Ballina / Lajme / Kosovë / Pacolli: Ibrahim Rugova arkitekti i pavarësisë tonë
Loading...

Pacolli: Ibrahim Rugova arkitekti i pavarësisë tonë

Nuk ka dhe nuk do të ketë besoj në historinë e afërt të Kosovës, udhëheqës politik i cili të ketë lenë pas një ideologji, një rrymë mendimi dhe veprimi, që mban emrin e vet. Nuk ka një të dytë.

Nëse ju dini dikënd tjetër, ma thoni. Kosova e Ibrahim Rugovës dhe Ibrahim Rugova i Kosovës.

Sot që kam mbi supe detyrën e nderuar të ministrit të jashtëm të Republikës së Kosovës, kam mundësinë të kuptoj se ky njeri është shndërruar në njëlloj marke identifikuese me shumë vlerë e shtetit tonë, e popullit tonë, e kombit tonë, një simbol i pandashëm nga Kosova. Edhe në këtë pikë, Presidenti ynë është i posaçëm, i papërsëritshëm.

Sot në përvjetorin e vdekjes së themeluesit të idesë dhe praktikës së shtetit të pavarur të Kosovës e ndieva të udhës me thënë këto dy pohime. Janë pohime për diçka që e ndiej, e prek dhe për të cilën jam i vetëdijshëm gjithmonë e më shumë. Rugova na la pas ideologjinë e vet. Rugova na la pas në botën e madhe markën e vet me të cilën identifikohemi si Kosovarë.
Kjo është pavdekësia e tij.

Më kujtohet si dje. Tani kanë kaluar 12 vite që nga ndarja nga jeta të Presidentit tonë historik Dr. Ibrahim Rugova. Po flas për arkitektin e pavarësisë tonë. Për liderin e urtë dhe historik. Mungesa për të është e madhe. Ishte edhe një mik i imi që gjithmonë do të kujtoj dhe respektoj. Ka shkruar në rrjetin e tij në facebook, z. Behgjet Pacolli.

/MegaPress.AL/

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...