Ballina / Lajme / Kosovë / Pacolli: Seancën e kan shfrytëzuar vetëm për ta akuazuar njëri tjetri
Loading...

Pacolli: Seancën e kan shfrytëzuar vetëm për ta akuazuar njëri tjetri

Behgjet Pacolli në një postim në Facebook , ka reaguar kundër politikanëve të cilët janë duke luajtur me ndjenjat e popullit dhe se këta këtë seancë e kan shfrytëzuar vetëm për ta akuazuar njëri tjetrin.

Ndërsa spas Pacollit alternative e vetme është propozimi për qeveri gjithëpërfshirëse , duke lënë interest individual e grupor.

Postimi i plotë

Seanca e sotme ishte thjesht një shprazje e urrejtjes, mllefit mes liderëve partiakë, duke u tallur me popullin. Po më dhimbset rinia, qytetari, ata që jetojnë mes halleve.

Po humb Kosova, po humb ekonomia e Kosovës, po i humbasim miqt dhe ata qe besuan në shtetndërtimin tonë. Unë si shumë të tjerë, kemi investuar shumë në shtetndërtim dhe miqë dhe jam i legjitimuar mos të qëndroj duerkryq. Kështu nuk ndërtohet shteti.

Kështu nuk i kontribuohet Kosovës. Jam aq i dëshpruar sa në seanca si këto, pjesëmarrja ime do të jetë në pikëpyetje.

Sot seicili prej liderëve po tenton me qenë në majat e shtetit, si kryeparlamentar, kryeministër, ministër, me kapë pushtetin. Nuk u kursyen as me treguar se çdo të bëjnë në momentin kur të marrin pushtetin.

Foltorja e institucionit u përdor si tribunë elektorale. AKR kërkon urgjent të krijohet një konsensus midis partive të opozitës, për krijimin e qeverisë së re dhe sa më shpejt të dilet me një platformë alternative qeverisëse për qytetarin e Kosovës. Nuk mund të vijohet në paqartësi.

Përndryshe altarnativa e fundit mbetët propozimi im për qeveri gjithëpërfshirëse për të cilen unë po insistoj prej dy muajsh. Jo vetëm që po më duket por është e vetmja zgjidhje. Duhet të lihen mënjanë interesat grupore, individuale, partiake e të punohët në favor të Kosovës.

Mosfunksionimi dhe mungesa e gatishmërise së dy partnerëve të opozitës për marrëveshje dhe fakti që ana tjetër nuk e ka shumicên e numrave nënkupton nevojën e koncensusit gjithpërfshirës për interesat e vendit.

Këtu po shihet se AKR edhe pse me pak deputet, duhet të veproj në zgjidhje e ngërqit dhe për këtë, edhe njëhere apeloj tek LDK dhe VV që të gjejnë zgjidhje, definojnë dhe të krijojnë qeverisjën alternative. AKR-në e kanë paluhatshëm në dispozicion, por në mungesë të kësaj zgjidhje, katër deputetët e AKR nuk do të konsiderohen më vetëm si numra duke pritur dhe kontribuar ngërqit, për interesat e tyre.

Unë dhe AKR duam zgjidhje urgjente, ngase jemi në anën e qytetarit dhe Kosovës.

/MegaPress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...