Ballina / Lajme / Kosovë / Pacolli takohete me përfaqësues të shtetit slloven
Loading...

Pacolli takohete me përfaqësues të shtetit slloven

Republika e Kosovës dhe Republika e Sllovenisë do të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve dhe për këtë qëllim do të mbahet një Forum Ekonomik brenda tre muajve të ardhshëm.

Nga shteti mik dhe partner slloven do të kemi mbështetjen e plotë në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe për anëtarësimin e plotë në Organizatat Ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës, Interpol dhe UNESCO.

Me qëllimin e thellimit dhe intensifikimit të mëtejmë të Bashkëpunimit Ekonomik në mes të dyja vendeve do të themelohet edhe një Komision për Bashkëpunim Ekonomik në nivel Ministrash. Ka shkruar z. Behgjet pacolli në profilin e tij në rrjetin social.

/MegaPress.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...