Ballina / Lajme / Kosovë / Pajaziti nuk ka parë gjë të hairit në qeverisjen e Hazirit
Loading...

Pajaziti nuk ka parë gjë të hairit në qeverisjen e Hazirit

Zenun Pajaziti, kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, thotë se nuk ka parë asnjë gjë të hairit në qeverisjen e fundit të Lutfi Hazirit dhe LDK-së në këtë komunë.

Pajaziti thotë se do t’i ofrojë një program të veçantë qytetarëve të Gjilanit, dhe do të kthejë Gjilanin nën udhëheqjen e PDK-së.

“Nuk kam parë asgjë të hairit në qeverisjen e Hazirit. Do të doja të shihja. Kërkesat e qytetarëve nuk janë përmbushur”, ka thënë ai.

/KOHAnet/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …