Ballina / Shendetesi / Pajisje të reja që ndihmojnë pacientët me goditje në tru
Loading...

Pajisje të reja që ndihmojnë pacientët me goditje në tru

Njerëzve që u mbijetojnë goditjeve në tru shpesh u duhet të luftojnë në jetën e përditshme me pasojat e rënda që lë sëmundja. Atyre mund t’u duhet t’i nënshtrohen terapisë fizike me muaj të tërë, në mënyrë që gjymtyrët e dëmtuara të rifitojnë ndjeshmërinë.

Për këtë arsye, shkencëtarët kanë krijuar një dorë artificiale, e cila i ndihmon pacientët me dëmtime në tru që të rifitojnë ndjeshmërinë ndaj të ftohtit, apo të nxehtit, si dhe të dallojnë ndjesinë mes metarialeve të ndryshme, si xhami, apo kartoni. Ky zbulim është paraqitur në ekspozitën e novacioneve teknologjike në Londër, të quajtur “Konventa e Trurit”.

Kjo dorashkë mund të jetë një mjet i rëndësishëm për rehabilimin e pacientëve me goditje në tru. Është një aplikim që përmes stimulimit mekanik ose elektrik, dërgon te truri ndjesitë e të prekurit, si i nxehti apo i ftohti, sipërfaqja e butë apo e ashpër.

Kompania teknologjike Morgan Innovation e ndërtoi këtë pajisje në bashkëpunim me studiuesit e Universitetit Southampton./voa/

Shikoni gjithashtu

Një fotografi e manipuluar e shpërqëndroj të gjithë Opinion

Nje fotografi e manipuluar e shperqendroj te gjithe Opinion duke e zhvendosur vemendjen nga dhuna …

Loading...