Ballina / Lajme / Kosovë / PAN e vendos ditën e seancës
Loading...

PAN e vendos ditën e seancës

Koalicioni PAN ka kërkuar që seanca e radhës kur do të marrin pjesë edhe ata do të duhej të mbahej më 24 gusht, të enjten e ardhshme.

Enver Hoxhaj nga PDK ka thënë se me konsulta me përfaqësuesit e PAN është menduar se dita ku ata do ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese do të ishte 24 gushti, raporton GazetaExpress.

“Ne mendojmë që seanca e radhës ku do të marrë pjesë koalicioni jonë do duhet të mbahet javën e ardhshme më 24 gusht ku ne do të ushtrojmë të drejtën tonë kushtetuese”, është shprehur ai.

Në emër të PDK’së Hoxhaj ka kërkuar që të mbahet kjo seancë dhe të mos mbahen seanca të tjera për deklarime politike.

“Brenda një kohë shumë të shkurtë do të del edhe Haradinaj si mandatar”, ka sqaruar ai.

Në takim janë PAN bashkë me minoritetet ndodhen ku po marrin pjesë përfaqësuesit edhe të LAA-së, por jo edhe ata të Vetëvendosjes./Express/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...