Ballina / Lajme / Kosovë / PAN në panik nga humbja, LAA t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Loading...

PAN në panik nga humbja, LAA t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Kryesuesi i seancës konstituive Adem Mikullovci dhe anëtarë të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, kanë pranuar kërkesën e PAN-it, në takimin konsultativ të mbajtur dje, të cilën e bojkotoi Lëvizja Vetëvendosje.

Kërkesa e PAN-it u miratua, përkundër që ata javën e kaluar kishin kërkuar që seanca të mbahej më 17 ose 18 gusht.

Ahmeti: PAN po mban peng Kosovën

Image

Hidajet Ahmeti

Foto galeri

Shtyrjen e sërishme të vazhdimit të seancës, analisti politik Hidajet Ahmeti e ka quajtur absurditet. Ky i fundit, duke folur në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se veprimet e koalicionit PAN janë në kundërshtim me vlerat që ata thirrën dhe se ata po mbajnë peng shumë procese të rëndësishme për Kosovën.

“Është absurditet i llojit të vet veprimi i koalicionit PAN. Në njërën anë thirrën në vlera të demokracisë, kushtetutshmërisë, ligjshmërisë e Republikës. Kurse në anën tjetër, veprimet e tyre janë kundërshtim me gjithë ato vlera që ata thirrën. Kjo logjikë e veprimit të PAN-it tregon se sa serioz janë në veprimet e tyre karshi Republikës dhe vlerave të  demokracisë. Bllokimi i institucioneve në emër të demokracisë dhe vlerave të saj është vetëm në frymën e koalicionit PAN, e posaçërisht PDK-së e cila që nga paslufta është peng e shumë proceseve të rëndësishme për Republikën e Kosovës”, është shprehur Ahmeti.

Sipas tij, PAN, panikun e humbjes së tyre, “po mundohet me çdo kusht ta reflektojë në bllokimin e formimit të institucioneve”.

“Në njërën ka arritur të instrumentalizojë të gjitha institucionet e pavarura, kurse në anën tjetër akoma funksionon brenda logjikës së njëjtë të vazhdimit të instrumentalizimit të institucioneve të pavarura publike. Humbësit  më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve, panikun e humbjes së  tyre po mundohen me çdo kusht ta reflektojnë në bllokimin e formimit të institucioneve”, ka thënë më tej Hidajet Ahmeti.

Ai ka shtuar se shumica parlamentare (Koalicioni LAA dhe Lëvizja Vetëvendosje), duhet të ndërmarrin hapa në drejtim të Gjykatës Kushtetuese, për të çbllokuar krizën aktuale.

“Shumica e thjeshtë që pretendohet se është në krahun e VV-së dhe koalicionit LAA, duhet të merr hapa në drejtim të Gjykatës Kushtetuese, përndryshe bllokuesit e institucioneve do të vazhdojnë në pafundësi  brenda logjikës së bllokimit të institucioneve. Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë brenda mandatit kushtetues e ligjor dhe t’i jap zgjidhje kësaj çështje, pasi që  Republika e Kosovës nuk është pronë  private e askujt që të bllokojë proceset dhe sfidat që e presin Kosovën”, ka përfunduar për “Bota sot” analisti Hidajet Ahmeti.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...