Ballina / Sport / Panucci zbulon përse ftoi tre lojtarë të rinj në kombëtare
Loading...

Panucci zbulon përse ftoi tre lojtarë të rinj në kombëtare

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit nisi sot grumbullimin për dy ndeshjet eliminatore të Botërorit “Rusi 2018” me Lihtensteinin dhe Maqedoninë.

Fillimisht në vendgrumbullim u shfaqën trajneri Cristian Panucci dhe sulmuesi Azdren Llullaku, ndërsa në orën 21:00 mbërriti grupi i parë i futbollistëve kuqezi. Në orën 23:00 skuadra mori formë më të plotë, ndërsa gjatë kësaj të hëne në dispozicion të Panuccit do të vihen edhe Abrashi, Kukeli dhe Grezda.

I fundit që do t’i bashkohet skuadrës të martën do të jetë Migjen Basha, i cili do të jetë i impenjuar në Serinë B me Barin. Trajneri i Shqipërisë për “Zona Gol” theksoi rëndësinë që kanë dy takimet e radhës për kuqezinjtë.

“Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, sepse kur vesh fanellën e Shqipërisë nuk luan miqësore. Nëse nuk hyn me mendjen e duhur ndaj Lihtenstainin bëhet gjithçka edhe më e vështirë. Edhe me Maqedoninë kemi një ndeshje të rëndësishme”, tha italiani.

Më pas Panucci shojegoi arsyen përse u ka dërguar ftesë tre prurjeve të reja, Hysen Memollës, Valon Ahmedit dhe Ivan Balliut.

“Kanë bërë mirë në këtë periudhë dhe e pashë të arsyeshme për t’i grumbulluar. Janë lojtarë interesante dhe shpresoj të mos kem gabuar”, theksoi Panucci.

/TetovaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

FC Kosova München fillon sezonën me dy fitore, së shpejti në Bezirksliga të Gjermanisë

FC Kosova München ka filluar sezonin pranverorë me dy lojërat e para dhe me dy …

Loading...