Ballina / Lajme / Kosovë / “Paradoksi politik”, Ramush Haradinaj riktheu fuqishëm ndikimin e Beogradit në Kosovë
Loading...

“Paradoksi politik”, Ramush Haradinaj riktheu fuqishëm ndikimin e Beogradit në Kosovë

Kuvendi i Kosovës, pa shumicën shqiptare (LDK e Vetëvendosje), të cilat lëshuan sallën, ka votuar pro qeverisë me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Ndonëse seanca ishte thirrur për në ora 16:00, ajo u shtye deri në orën 19:00, për shkak të mungesës së deputetëve të Listës serbe, të cilët ishin në nja takim me Marko Gjuriqin në Beograd, ku iu lejua që ata të votojnë për qeverinë e re të Kosovës.

 Por, atë që ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës, analisti politik Mentor Tahiri, e ka quajtur fatkeqësi të përmasave historike.
Image

Mentor Tahiri

Foto galeri

Duke folur në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Tahiri, ka thënë se klanet i vunë interesat individuale para atyre shtetërore, të cilat sipas tij, e rikthyen fuqishëm ndikimin e Boegradit në Kosovë. Ai madje këtë e ka quajtur paradoks politik.

“Ajo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës me 9 shtator 2017, është një fatkeqësi e përmasave historike për Kosovën.

Klanet të cilat pretendojnë se janë politike, nuk hezituan aspak që interesat shtetërore t’i vënë prapa interesave individuale. Rrugëtimi në karrierë dhe egoja, të mishëruara në interesat puro financiare, rikthyen fuqishëm ndikimin e Beogradit zyrtarë në Kosovë.  Është paradoksale politikisht, qe 18 vite pas dëbimit të forcave të armatosura serbe nga Kosova, Beogradi me një lojë të suksesshme politike nga ana e tij, sot është faktori numër një në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur ai.

Tahiri ka komentuar edhe faktin që shumica shqiptare, e cila fitoi besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 11 qershorit, mbeti në opozitë, derisa subjektet e tjera politike, sipas tij, “vendosën që përfundimisht të fundosin çdo parim moral të cilin zhurmshëm e potenconin gjatë kërkimit të votës”.

“9 shtatori 2017 e vë në opozitë shumicën e popullit shqiptar të Kosovës dhe bie në kundërshtim me vullnetin e shqiptarëve të treguar me votën e tyre. Zgjedhjet me rezultatin që prodhuan, do të duhej të shërbenin tutje si ndihmesë për të reflektuar me realitetin elektoral, i cili u dha mesazh të qartë klaneve që thirën në emër të luftës. Por në vend të kësaj, disa subjekte politike vendosën që përfundimisht të fundosin çdo parim moral të cilin kaq zhurmshëm e potenconin gjatë kërkimit të votes”, ka thënë më tej analisti Tahiri.

Sipas tij, zgjedhjet e 22 tetorit, do të jenë ato që do ta zhveshin plotësisht legjitimitetin politik të qeverisë, që tani kufizohet vetëm brenda legjitimitetit juridik të 61 votave, prej të cilave vetëm 41 ishin shqiptare.

“Elektorati në Kosovë, mund të jap përgjigjen e tij me 22 tetor. Një rezultat i zgjedhjeve me 22 tetor, pavarësisht se bëhet fjalë për zgjedhje lokale, do ta zveshë plotësisht legjitimitetin politik të një qeverie që tani kufizohet vetëm brenda legjitimitetit juridik të 61 votave, prej të cilave vetëm 41 ishin shqiptare”, ka përfunduar për “Bota sot” Mentor Tahiri.

/BotaSot/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...