Ballina / Lajme / Kosovë / Paratë u harxhuan, veteranët e UÇK’së s’do ta marrin pensionin e gushtit
Loading...

Paratë u harxhuan, veteranët e UÇK’së s’do ta marrin pensionin e gushtit

Asnjë veteran i UÇK’së nuk do ta marrë pensionin e gushtit. Kjo pasi paratë e dedikuara për ta, u harxhuan, e Kosova nuk ka Kuvend për ta shqyrtuar buxhetin e saj.

Ministri i Financave, Agim Krasniqi, i ka thënë KTV’së se nuk do ta ndajë asnjë cent për këtë kategori, pasi në të kundërtën, do të shkelte ligjin.

Edhe Ministria e Punës ka konfirmuar se në dispozicion ka më pak se 2 milionë euro, por as ato nuk mund t’i lëshojë pasi i duhen edhe 4 milionë të tjera dhe nuk mund të bëjë diskriminim të kategorisë.

Sipas informacioneve që KTV’ja ka marrë nga Ministria e Punës, janë rreth 33.141 persona që marrin pension nga shteti dhe të gjithë këta duhet presin krijimin e institucioneve për të marrë pensionin e gushtit.

Në anën tjetër, hetimet për keqpërdorimin dhe fryrjen e listave të veteranëve, po vazhdojnë.

Prokuroria e Shtetit, përmes postës elektronike, ka bërë të ditur se në Prokurorinë Themelore në Prizren janë të regjistruara tri lëndë ndaj katër personave, e në atë të Gjakovës deri tash ka tri informata, të cilat janë në verifikim e sipër.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...