Ballina / Lajme / Kosovë / Pas marrëveshjes me PAN-in, “zhduken” Korab Sejdiu e Agim Bahtiri!
Loading...

Pas marrëveshjes me PAN-in, “zhduken” Korab Sejdiu e Agim Bahtiri!

Gjatë ditës së hënë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re ndanë rrugët. AKR-ja e Behgjet Pacollit, përfundimisht u largua nga koalicioni LAA, në të cilin bënin pjesë edhe LDK dhe Alternativa, koalicion që ishte krijuar para zgjedhjeve të 11 qershorit, e që synonte të fitonte zgjedhjet, por që doli si e treta në zgjedhje.

Menjëherë pas largimit nga LAA, AKR shkoi në koalicion me PAN-in, duke u bërë pjesë e këtij koalicioni me qëllim që të krijojnë institucionet e reja.

AKR-ja, edhe pse me veç 4 deputetë, nga kjo marrëveshje përfiton një numër të madh të posteve dhe dikastereve qeveritare.

Por,  që nga dita kur u nënshkrua koalicioni, dy ndër kundërshtarët më të mëdhenj të një koalicioni mes AKR-së dhe PAN-it,  dy nënkryetarët e AKR-së, Agim Bahtiri dhe Korab Sejdiu, janë “zhdukur”, pasi është i pamundur kontakti me ta. Gazeta “Bota sot”, që nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes me PAN-in, ka provuar që të kontaktojë vazhdimisht me Sejdiun dhe Bahtirin, por ata nuk janë lajmëruar as në telefon, email dhe facebook.

Të dytë,  në të kaluarën kanë kundërshtuar me çdo kusht hyrjen në koalicion më PAN-in.

Kujtojmë deklaratën e Agim Bahtirit, i cili ishte deklaruar se më përpara shkon në ”tabut” të xhenazeve se me PDK-në.

“Më përpara shkoj në tabut sesa me PDK-në”, deklaronte Bahtiri, i cili krijonte përshtypjen se partia e tij nuk do të bashkohej kurrë në një koalicion me PDK-në.

Po ashtu edhe Sejdiu kishte kundërshtuar ashpër një koalicion me PAN-in. “Edhe nëse 119 deputetë shkojnë kah PAN-i, unë kam me ndejë në anën tjetër. Nuk do t’i bashkojmë forcat me ata të cilët e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje”, kishte theksuar Sejdiu.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...