Ballina / Show Bizz / Muzike / Pas rastit të paprecedentë të Florencit, rrëfehet Getinjo: Edhe unë e kam përjetuar tmerrin e burgjeve në Evropë (Foto)
Loading...

Pas rastit të paprecedentë të Florencit, rrëfehet Getinjo: Edhe unë e kam përjetuar tmerrin e burgjeve në Evropë (Foto)

Është ndarë nga jeta Florenc Beqiraj, shkodrani i cili qëndronte azil në Francë dhe përfundoi i masakruar në një nga burgjet e Marsejës.

Atij dje iu hoqën aparaturat artificale, ngase mundësia për shërim total ishte komplet e pamundur!

Për vdekjen e tij kanë reaguar shumë figura publike, të cilat e cilësuan si një rast të paprecedentë atë çfarë i ndodhi 23 vjeçarit.

Reperi Getinjo publikoi një shkrim në Instagram, duke thënë se ndjehet i tradhtuar nga autoritetet e vendit, të cilat nuk tentuan që të bëjnë diçka për ta evidentuar këtë situatë.

E së fundmi, ka reaguar edhe reperi Getinjo, i cili përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ka treguar se e ndjen dhimbjen e Florencit, ngase e di se çfarë do të thotë të jesh pa dokumentacion në një shtet të huaj, dhe të provosh burgjet e vendeve tjera.

“Njëjt si Florenci kam përjetuar edhe unë jetën pa dokumenta në Evropë, e di që ai djalë ka jetu atë jetë sepse nuk ka pasur zgjidhje tjetër ndoshta, dhe unë e di çfarë tortura bëjnë nëpër burgje të Evropës me neve shqiptarët sepse edhe vet e kam përjetu, por për fat i kam shpëtuar të keqes…lutem që të digjen ato duar pa ndjenja të atyre njerëzve apo atyre të pa shpirt që e kanë bërë këtë të zezë! Marre për shtetin tonë që një pikë përgjegjësie nuk e mbajnë, marre! Pusho i qetë Lorenc o shpirt luftarak! Ngushëllime familjes, ngushëllime popullit tonë të pa mbrojtur” (Sic.), ka shkruar reperi./MegaPress/

https://www.instagram.com/p/BdB2atshhrp/?taken-by=getinjo

Loading...

Shikoni gjithashtu

Metiz ft Wheresdonie bashkojn forcat për Hitin me te ri muzikore (Foto-Video)

Industria muzikore shqiptare aktualishtë është shumë produktive, fal artistave të talentuar dhe përqafimit me rryma …

Loading...