Ballina / Lajme / Kosovë / Pas sanksioneve nga SHBA, reagon presidenti i Venezuelës

Pas sanksioneve nga SHBA, reagon presidenti i Venezuelës

Pas sanksioneve të ashpra nga SHBA ndaj Venezuelës, presidenti Nicolas Maduro i shtrin dorën Shtëpisë së Bardhë duke kërkuar takim me presidentin Donald Trump.

Njoftimin e bëri gjatë një fjalimi të gjatë të mbajtur para 545 anëtarëve të Asamblesë Kushtetuese në Venezuelë.

Maduro autorizoi ministrin e jashtëm për bisedime me Uashingtonin për të mundësuar takimin me presidentin amerikan kur të te udhëtojë për në New York për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së OKB.

Maduro shpreson që SHBA të ndryshojnë qëndrim për Venezuelën, mbi të gjitha per sanksionet më të fundit të lancuara nga Uashingtoni për Karakasin.

(Kosova Sot)

Loading...

Shikoni gjithashtu

Takim në Qipro i rrjetit të përfaqësuesve shkencor të shteteve të ndryshme të BE-së, pjesëmarës edhe Doc. Dr. Festim Halili

Në Limassol të Qipros është mbajtur takimi i rrjetit të përfaqësuesve shkencor të shteteve të …