Ballina / Lajme / Kosovë / Pasi penguan fjalimin e Shpendit, Frashëri reagon ndaj militantëve të PDK-së
Loading...

Pasi penguan fjalimin e Shpendit, Frashëri reagon ndaj militantëve të PDK-së

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi përmes një statusi në facebook I është përgjigjur rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët i ndalën fjalën Shpend Ahmetit gjatë përurimit të parkut rekreativ sportiv në Prishtinë.

Krasniqi u rikujtoi aktivistëve të PDK-së, se VV i ka prishur me aksione disa ngjarje të pushtetit që kishin rëndësi më të madhe se ngjarja e sotme.

Sipas tij, zhvillimin e Prishtinës nuk mund ta ndalin.

Ky është postimi i plotë:

Veç mos harroni që aktivistët e VV i kanë prishur me aksione simbolike ngjarjet e pushtetit që lidheshin me privatizimin, negociatat, demarkacionin, etj.

Militantët e PDK po tentojnë të prishin aktivitetet e ndërtimit dhe zhvillimit të Prishtinës. Por kjo gjithmonë mbetet në nivel tentimi, sepse zhvillimin e Prishtinës nuk munden më me e ndalë .

/MegaPress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...