Ballina / Lajme / PD reagon: Rama i poshtëroi ambasadorët
Loading...

PD reagon: Rama i poshtëroi ambasadorët

Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj takimit të kryeministrit Rama me ambasadorët e Shqipërisë.

Gjatë këtij takimi kreu i qeverisë shprehu një sërë kritikash ndaj diplomatëve për punën e tyre të dobët në thithjen e investimeve të huaja, ndërkohë që në fillim të fjalës së tij i njoftoi për rritjen e pagave.

Deklarata e Shehut:

ARROGANCA E PUSHTETIT SOT SI RRUFE MBI AMBASADORET.

Kryeministri sulmon me një fjalor e gjuhë shumë larg asaj diplomatike diplomatët tanë më të mirë.

Kur përdoret ai fjalor ndaj ambasadorëve të një vendi, që supozohet se janë në elitat intelektuale, imagjinoni se çfarë sjellje aplikohet ndaj administratës apo punonjësve të tjerë.

Kjo nuk ndodh as në regjimet diktatoriale, ku edhe mund të të vrasin, por jo të poshtërohen kështu ambasadorët.

Më tej flitet për rritje rrogash, tipike kjo për Sulltanatet, që mbasi të denigrojnë të hedhin një qese me flori! Dhe të gjithë qëndrojnë të “gjunjëzuar”!!

U fol për rolin e diplomacisë në bashkëpunimin ekonomik si një “novitet”. E drejtë si ide e praktike, por kjo nuk është risi.

Që më 1996-ën, kur unë isha Ministër i Jashtëm, u krijua Sektori i Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, brenda Ministrisë së Jashtme, i drejtuar atëherë nga Z.Selim Belortaja si Sekretar Shteti.

Diplomacia jonë nuk mund të kuptohet pa dy funksionet thelbësore të saj: integrimin e vendit dhe bashkëpunimin ekonomik”.

(gazeta-Shqip.com)

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...