Ballina / Lajme / Kosovë / PDK drejt shpërbërjes, po shkatërrohet nga vetë anëtarët e saj
Loading...

PDK drejt shpërbërjes, po shkatërrohet nga vetë anëtarët e saj

“PDK për nga lidershipi dhe filozofia ka qenë e barabartë më partitë komuniste. Kjo shpërbërje është normale gjithashtu për shkakun se askush nuk dëshiron të jetë afër arkës se gabimeve dhe dështimeve dhe kjo arkë është e mbushur plot” ka Haki Abazi.

Përçarjet e një pas njëshme brenda Partisë Demokratike e Kosovës(PDK) duket se po behën pikërisht nga anëtaret besnik të dikurshëm. Humbjet që PDK po i pëson këta muaj janë të mëdha e sidomos që nga rezultati i zgjedhjeve të 111qershorit ku doli si partia më humbëse në vend. Këto ditë kjo parti që për vite më radhë kishte pushtetin e që shquhen për afera të mëdha korruptive po braktiset nga vetë anëtaret e saj që në krah të partisë fituan milionat.

Trazirat politike në PDK nuk kanë të ndalur, menjëherë pas dorëheqjes se Shukri Bujes-kryetar i komunës se Lipjanit i cili dha dorëheqje nga kjo parti duke ju bashkuar Nisma-s së Fatmir Limajt, tash vjen edhe dorëheqja e dytë brenda kësaj partie hiq më larg se nga vëllai i Shukriut,Ramë Buja i cili ka dhënë po ashtu dorëheqje të pakthyeshme nga gjitha funksionet në partinë tashmë të dikurshme të tij.

Ish-ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja, në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës ku edhe ka parashtruar dorëheqjen, ai ka deklaruar se degradimi që po i ndodh PDK-së do ta trazojë edhe më shumë këtë subjekt politik.

/Bota sot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...