Ballina / Lajme / Kosovë / PDK-ja po perëndon në Drenicë, aty ku lindi
Loading...

PDK-ja po perëndon në Drenicë, aty ku lindi

Shumica e subjekteve politike tashmë kanë shpallur kandidaturat për Kryetarë të Komunave.  Zgjedhjet lokale të 22 tetorit do ta gjejnë Kosovën me profile të ndryshme të kandidatëve për kryetarë. LDK ka vënë Arban Abrashin përballë kryetarit aktual të Prishtinës Shpend Ahmetit. Gara pritet të jetë e ashpër, derisa votuesi do ta thotë fjalën e fundit më 22 tetor.

Edhe nëpër komunat e tjera tashmë janë zyrtarizuar thuajse të gjithë kandidatët. Befasia e garës për zgjedhjet lokale, do të jetë Komuna e Skenderajt, ku Bekim Jashari, djali i Komandantit Hamëz Jashari do të jetë kandidat i pavarur për kryetar të kësaj komune.

PDK u tërhoq nga gara me të marr lajmin për kandidimin e Bekim Jasharit si kandidat i pavarur. PDK u tërhoq për shkak se epilogu i zgjedhjeve për komunën e Skenderajt më 22 tetor do të ishte fatal për këtë subjekt. As Sami Lushtaku që gëzonte “monopolin”, në këtë komunë nuk pati guxim përballë Bekim Jasharit në këtë komunë. U desh të dilte një kandidat i pavarur për komunën e Skenderajt që t`ia hapte sytë PDK-së dhe t`i tregonte se koha e saj po përfundon. Drenica ishte toka ku lindi PDK-ja, në Drenicë po perëndon PDK-ja. Krejt kjo për shkak të keqpërdorimeve që krerë të kësaj partie i kanë bërë vendit. Në emër të luftës, e sidomos në emër të Drenicës u bënë keqpërdorime të mëdha, ndodhën afera të ndryshme korruptive. “Komandantët”, kishin të drejtën mbi gjithçka. Shpeshherë Kosova bëhet temë në mediat ndërkombëtare pikërisht për shkak të veprave të atyre të këtyre personave. Nuk është asgjë e re nëse thuhet se lufta u keqpërdor, pasi keqpërdorimet janë përmendur edhe dosje të organeve të rendit.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...