Ballina / Femra / PDK zgjedh një femër të fuqishme për Asamblenë Komunale në Prizren
Loading...

PDK zgjedh një femër të fuqishme për Asamblenë Komunale në Prizren

Ata që e njohin sot Myvedete Gavazaj, dallohej si inspektore komunale me vendosmërinë në punën e saj, pastaj 12 vite si profesoreshë në shkollë dhe tani e disa vite si drejtoreshë e Shkollës së Mesme ,,Ymer Prizreni” në qytetin e Prizrenit. Por, për të tjerët ajo njihet për angazhimin e saj në UÇK respektivisht në logjistikë me komandantët më të shquar të luftës siç ishte Gjeladin Gashi (Plaku), Sokol Bashota, Nait Hasanin e Regjep Selimin.

Ajo për 12 vite punoi ne SHMPL ,,Ymer Prizreni” si mësimdhënëse e lëndëve profesionale, e kualifikuar me Master në Menagjim Biznesi dhe qe dy vite punon po në të njejten shkollë si drejtoreshë shkolle.  Ndjehet e privilegjuar që do të ketë rastin ti përfaqesojë qytetarët e sajë në Asamblenë Komunale.

Ajo premton që zëri i qyetatit do të dëgjohet përmes saj, andaj ata që do te votojnë për të shpreson që të votojnë për të ardhmen e tyre.

Myvedete Gavazaj kërkon që votuesit të shfrytezojnë në maksimum të gjithë të njohurit dhe të afermit që të votojnë partinë në të cilën ajo bënë pjesë, PDK-në

Unë do të jem ajo gruaja e fuqishme për tu perfaqesuar denjesisht në Asamble Komunale, në të cilën duhet punë e përkushtim, vizion, guxim e mençuri për të zgjidhur problemet e shumta me të cilat perballen qytetarët e Prizrenit.

Për gazetën tonë ajo u shpreh:

Megapress.al: Pse vendosët të konkuroni për Asamblene Komunale?

Unë mendoj se është koha e duhur që të jemi zë i fuqishëm. Gruaja e fuqishme për t’ju përfaqesuar denjësisht në asamble komunale në të cilën duhet punë, përkushtim, vizion, guxim e mençuri për të zgjidh problemet e shumta me te cilat përballemi ne si qytetarë të Prizrenit .

Megapress.al: Mendoni se mund të sjellni ndryshime në qytet?

Po, angazhimi im politik do të jetë në shërbim të qytetarëve të Prizrenit, për ofrimin e mundësive në avansim profesional dhe për pergatitje të denjë të tyre për tregun e punës.

Megapress.al: Cka do të kishit përmiresuar në qytetin tuaj?

Platforma e z.Shaqit Totaj është shumë e qartë. Ne do të përkushtohemi në ndërmarrësi duke ju siguruar vende të punës, gjithashtu ekonomia e qytetit është primare në subjektin tonë. Investime në turizëm, investime në arsim, në ngritjen e cilësisë dhe shendetesi etj.

Megapress.al: Sa mendoni se ka nevojë qyteti juaj për mendimin femëror?

Besoj që gjinia femërore është shtyllë e edukimit për gjeneratet e reja dhe janë të përkushtuara për ngritjen e cilesisë .

Megapress.al: A duhet të ndryshojë qeverisja lokale nga e kaluara?

Deri më tani jamë krenare që kemi qeverisë komunën, sepse komuna e Prizrenit është një ndër komunat që ka pasur investime të shumta dhe rregullim të mirqenjes së qytetarëve. Por gjithnjë kemi nevojë për ndryshime e përmirësime, ndryshimet bëhen me stafin e kualifikuar.  Ky staf është FORCA E NDRYSHIMIT.

/Megapress.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...