Ballina / Show Bizz / Për kë është duke menduar Alberita Preni, ja projekti i fundit i këngëtares (Video)
Loading...

Për kë është duke menduar Alberita Preni, ja projekti i fundit i këngëtares (Video)

Quhet Alberita Preni, është e re, e talentuar, e bukur, është tipike për skenë, për muzikë dhe për të qenë një nga yjet e ardhëshëm të këngës. “Për ty jam tu menu”, ky është titulli i këngës më të re në qarkullim, që vjen po ashtu nga një emër i ri në industrinë muzikore shqiptare.

Këndon bukur dhe kjo vërehet qartë në projektin e saj të parë me titull “Për ty jam tu menu”, që menjëherë ka marrë vemendjen e publikut dhe po vlerësohet pozitivisht, për melodinë, tekstin dhe stilin e këngëtares.

Këngëtarja thotë se është e kënaqur me atë se si po pritet dhe se së shpejti do të vijë me gjëra të tjera. Pra, ky është vetëm fillimi për të. Pas këtij projekti gjenden emra të sukeshëm. Muzika dhe orkestrimi është bërë nga Florent Boshnjaku, ndërkaq teksti është shkruar nga Yll Limani.

“Për ty jam tu menu”, dëgjojeni në vazhdim:

Shikoni gjithashtu

Në këto ditë të vetizolimit, ja deri ku arrin kreativiteti e të rinjve

Kosova është në gjendje emergjence e gjithë kjo pasi janë konfirmuar disa raste pozitive në …

Loading...