Ballina / Lajme / Kosovë / Për shkak të problemeve me rrymën, mitrovicasit pa ujë
Loading...

Për shkak të problemeve me rrymën, mitrovicasit pa ujë

Qyteti i Mitrovicës ka mbetur pa ujë të pijshëm qysh nga mesdita – të premten.

Problemi nuk është sanuar as pas orëve të tëra të kaluara me mungesë uji.

Arsye e mungesës së ujit nuk janë problemet e ujësjellësit, por problemet e KEK-ut me rrymë, ka thënë për Klan Kosovën, zëdhënësi i Ujësjellësit Rajonal Mitrovica, Niman Baliu.

Sipas Baliut, mungesa e rrymës pamundëson edhe furnizimin me ujë të pijshëm, porse problemet e tanishme janë brenda kompetencave të KEK-ut dhe pritet që ata t’i sanojnë këto probleme.

Kontakti me zëdhënësin e KEK-ut ka qenë i pamundur.

/Veriu info/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...