Ballina / Lajme / Kosovë / Përfaqësuesit e veteranëve i përgjigjen Veselit e Çekut: Fajin për listat e ka politika (Video)
Loading...

Përfaqësuesit e veteranëve i përgjigjen Veselit e Çekut: Fajin për listat e ka politika (Video)

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe kryetari i Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranëve, Agim Çeku, me nga një letër iu adresuan veteranëve të luftës, duke u thënë se janë ata që duhet t’i pastrojnë listat e veteranëve nga falsifikatorët.

 Por, të dy këta bashkëluftëtarë, sipas nënkryetarit të OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj, po e largojnë përgjegjësinë nga vetja me këto adresime, raporton Klan Kosova.

“Fajin kryesor në këto manipulime mendoj që e ka politika, sepse kanë dashur të bëjnë vota për ta”, tha ai.

Ndërsa, ish Komandanti i Zonës së Nerodimes dhe anëtari i Komisionit qeveritar, Shukri Buja, tha se vetë aprovuesit e Ligjit për Veteranët janë ata që kanë përcaktuar kriteret për dhënien e statusit, apo heqjen nga lista.

/Telegrafi/
Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...