Ballina / Lajme / Kosovë / Përkujtohet masakra e Reçakut
Loading...

Përkujtohet masakra e Reçakut

Me krenari kujtojmë sot martirët e Reçakut, të cilët ranë duke kërkuar të drejten për të jetuar të lirë e me dinjitet në tokën tonë.

Masakra e Reçakut zgjoi dhe mobilizoi Perëndimin e lirë, që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli të tërë. Duhet t’i themi edhe sot, si përherë, falemnderit William Walker-it dhe vëzhguesve, që para botës zbuluan krimin mbi njerëzit e pafajshëm!

Përkujtojmë sot luftëtarët e lirisë dhe martirët dhe jemi pranë familjeve të tyre. Ajo që ua kemi borxh atyre, është ruajtja e lirisë kombëtare dhe ngritja e një Kosove demokratike e të mirëqenë, që ideal e ka punën dhe atdhedashurinë.

Gjaku i tyre u bë dritë për Kosovën! Lavdi e përjetshme martirëve të Reçakut! Ka shkruar në profilin e tij facebook z. Ramush Haradinaj.

/MegaPress.AL/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...