Ballina / Lajme / Kosovë / Përplasja Mikullovci-Pacolli: Çfarë i thanë njëri-tjetrit
Loading...

Përplasja Mikullovci-Pacolli: Çfarë i thanë njëri-tjetrit

Kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, seancën e sotme e ka mbyllur pa i dhënë fjalën koalicionit LAA gjegjësisht shefit të grupit parlamentar të LDK’së, Avdullah Hotit, si dhe kreut të AKR’s, Behgjet Pacollit. Të dy këta kanë pasur pakënaqësi rreth veprimit të Mikullovcit për ta mbyllë seancën.

Hoti e Pacolli i janë afruar Mikullovcit tek foltorja e kryesuesit të Kuvendit, dhe i kanë kërkuar atij sqarime rreth mënyrës së mbylljes së seancës.

E vet Mikullovci për Express, ka treguar se çfarë i ka thënë Pacolli atij pas përfundimit të seancës.  Kryesuesi shprehet se Pacolli i ka replikuar duke i thënë se më nuk do të shkojë në Kuvend derisa Mikullovci gjendet i ulur në karrigen e kryesuesit.

“Pacolli më replikoi pas mbledhjes dhe më tha se sa të jem unë i ulur në atë karrige ai nuk do të vijë në mbledhje, dhe unë i thash të lutëm me tri karrige nuk mund të ua jap fjalën”, tregon kryesuesi, deputeti Adem Mikullovci.

Tutje ai thotë se i ka thënë Pacollit se nuk mund t’ia jap fjalën kur në Kuvend përfaqësohen vetëm më katër deputet. “.. ndoshta tash ai bash për inat shkon dhe ju bashkëngjitet PAN, dhe munden me e formua Qeverinë”, deklaron kryesuesi.

E ndërkohë kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, pas përfundimit të seancës ka deklaruar se është i pakënaqur me mënyrën se si Mikullovci e ka mbyllë seancën pa u dhënë fjalën e dhe disa prej përfaqësuesve të koalicionit LAA.

“Unë i thashë atij se nuk mund ta udhëheq në atë mënyrë seancën. Ne edhe pse nuk jemi VV kemi cka për të thënë në seancë”, ka deklaruar Pacolli.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...