Ballina / Lajme / Kosovë / Pesë ambasadat më të fuqishme kanë një kërkesë për KQZ’në që lidhet me zgjedhjet lokale

Pesë ambasadat më të fuqishme kanë një kërkesë për KQZ’në që lidhet me zgjedhjet lokale

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët përmes së cilës kanë përshëndetur bashkëpunimin mes KGjK-së dhe udhëheqëses së KQZ-së në certifikimin të kandidatëve për zgjedhjet komunale duke përdorur raportet e gjykatave në shkallë vendi.

Me këtë rast, pesë ambasadat më të fuqishme kanë bërë apel te komisioni i zgjedhjeve (KQZ-ja) që të diskualifikojë, në pajtim me ligjin e Kosovës, ata kandidatë për të cilët gjykatat kanë certifikuar dënimet përfundimtare në tri vitet e kaluara.

Deklarata e plotë e pesë ambasadave:

Ne përshëndesim bashkëpunimin dhe bashkërendimin mes KGjK-së dhe udhëheqëses së KQZ-së në certifikimin zyrtar – për herën e parë ndonjëherë – të kandidatëve për zgjedhjet komunale duke përdorur raportet e gjykatave në shkallë vendi.

Apelojmë te komisioni i zgjedhjeve (KQZ-ja) që të diskualifikojë, në pajtim me ligjin e Kosovës, ata kandidatë për të cilët gjykatat kanë certifikuar dënimet përfundimtare në tri vitet e kaluara.

Hapi i parë në zgjedhjen e zyrtarëve të besueshëm dhe të përgjegjshëm është që të sigurohet se të gjithë kandidatët i plotësojnë kushtet minimale të besimit publik sipas ligjit.

Por, në zgjedhjet demokratike qytetarët e kanë fjalën e fundit. Qytetarët kanë fuqinë që të refuzojnë kriminalitetin dhe të kërkojnë që të kenë zyrtarë publikë që janë të aftë dhe të ndershëm.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kancelari Kurz takon Setki Ibraimin, i jep përkrahje për garën komunale

Kancelari austriak Sebastian Kurz sot ka takuar shqiptarin nga Tetova, Setki Ibraimi i cili gaton …