Ballina / Lajme / Pesë kënde të lojërave për fëmijët me nevoja të veçanta në Komunën Qendër
Loading...

Pesë kënde të lojërave për fëmijët me nevoja të veçanta në Komunën Qendër

Rrëshqitje të reja të përshtatura, rekuizta për ushtrime do të vendosen në pesë kënde të lojërave në territorin e Komunës Qendër për fëmijët me nevoja të veçanta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 Këto rekuizita do të jenë të përshtatshme edhe për fëmijët me nevoja të veçanta, ku sigurohen të luajnë lirshëm, të socializohen dhe do tu mundësohet ngritje të vetëdijes për ambientin për rritje të duhur dhe zhvillim.

Realizimi i këtij projekti, që është në interes të fëmijëve me nevoja të veçanta, mundësohet nga MPPS në partneritet me Shoqatën Kombëtare të personave me nevoja të veçanta fizike të Maqedonisë ‘Maqedonia Mobilizon’ dhe Komuna Qendër.

Ministria ka siguruar rekuizitat, ndërsa komuna Qendër hapësirën. Këndet e lojërave të përshtatshme, sipas kritereve evropiane, do të jenë për fëmijët me nevoja të veçanta.

Një e këtillë tanimë është e përshtatur te parku i Qendrës në Kapishtec, ndërsa do të vendosen edhe në ‘Murin e Qytetit-Agromekanika’, Avtkomandë, Pazari i Gjelbër dhe Kapishtec-Zebra, kumton Qendra. /Telegrafi/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...