Ballina / Lajme / Kosovë / Peticion për të mos paguar deputetët derisa të themelohen institucionet e reja
Loading...

Peticion për të mos paguar deputetët derisa të themelohen institucionet e reja

Një peticion që është iniciuar nga organizata jo-qeveritare “PolitiFakte” e do t’i dorëzohet Ministrisë së Financave, kërkon që deputetët e Kuvendit të Kosovës mos të paguhen derisa nuk po arrijnë të kryejnë punën e tyre.

Përmes këtij peticioni kërkohet nga administrata e Kuvendit dhe Ministria e Financave që të mos bëjë pagesën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës deri sa të mos jenë themeluar institucionet relevante.

“Në Kosovë, qytetarët jetojnë në kushte të rënda sociale, ekonomike dhe në izolim. Me zgjedhjen e tyre si deputet, secili prej tyre ka marrë obligime që i takojnë një deputeti me Kushtetutë dhe ligje. Duke qenë se ata po dështojnë të kryejnë obligimet e tyre prej deputetëve atëherë më e pakta që mund të presim është që ata të mos paguhen për punën që po dështojnë ta kryejnë”, thuhet në përshkrimin e këtij peticioni.

/zeri.info/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...