Ballina / Lajme / PLAÇKITJE E RËNDË NË KËRÇOVË, DËMI 30 MIJË EURO
Loading...

PLAÇKITJE E RËNDË NË KËRÇOVË, DËMI 30 MIJË EURO

Dy persona të maskuar dje mbrëma kanë kryer një plaçkitje në një shtëpi në fshatin Mamudovci të Kërçovës, ku kanë marrë stoli ari dhe para, me vlerë të përgjithshme prej 30 mijë euro.
Siç njofton policia, mbrëmë rreth ora 10:00 në fshatin Mamudovci të Kërçovës, në shtëpinë nën pronë të R.A.(75), dy persona të maskuar kanë kryer grabitje dhe kanë vjedhur 63 monedha të arta, 360 franga zvicerane dhe stoli tjera të shumëllojshme, që arrijnë vlerë prej 30.000 euro.
Ata kanë hyrë në shtëpi dhe kanë stërpikur sprej lotsjellës në sytë e R.A. dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht dhe pasi që i kanë marrë stolinë dhe paratë janë larguar nga shtëpia.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer prokuror publik dhe ekip nga Stacioni policor i Kërçovës. Policia ndërmerr masa për gjetjen e kryerësve të veprës dhe zbardhjen e plotë të rastit./shenja/

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...