Ballina / Lajme / Kosovë / Policia e Kosovës ka konfiskuar 60 kg marihuanë në Skenderaj
Loading...

Policia e Kosovës ka konfiskuar 60 kg marihuanë në Skenderaj

Gjatë një patrollimi në Skenderaj policia e Kosovës  ka hasur dy persona meshkuj/shqiptarë, shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Pas procedurave të nevojshme të verifikimit dhe kontrollit ka rezultuar se të njëjtit ndodheshin me një automjet të tipit BMW me targa të Shqipërisë, ku gjatë kontrollit të veturës janë gjetur pesë (5) valixhe (çanta) me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore”, thuhet në njoftim.

Pas matjes sasia e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë ka rezultuar të jetë 61 kilogramë e 610 gram. Dëshmi tjera relevante të konfiskuara përveç substancës së dyshuar narkotike janë: Një veturë BMW X3;     Dy telefona mobil; 2200 lekë shqiptar.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori kujdestar dhe me vendim të tij dy të dyshuarve iu është konfirmuar vendimi për ndalim për 48 orë.

 

/MegaPress.AL/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...