Ballina / Lajme / Kosovë / Policia italiane lirojnë biznismenin e kindapuar ndërsa fajdexhinjët i vë në pranga
Loading...

Policia italiane lirojnë biznismenin e kindapuar ndërsa fajdexhinjët i vë në pranga

Biznismeni shqiptar 43 vjeç ishte kindapuar për shkak të një shume të hollash. Ai ishtë rrahur e goditur me gjëra të forta, shpesh herë derisa i kishte humbur vetëdija.

Madje për tri ditë me radhë nuk kishte ngrën e as nuk kishte pir. Fajdexhinjët për të ua kthyer të hollat në vlerë 13 000 euro e kishin torturuar edhe me rrymë elektrike.

E gjitha kjo kishte filluar kur biznismeni ju kishte marur borxh shtatë mijë euro, disa shqiptarëve  që t`i kthente me një shtojcë 700 euro.

Pas dy muajsh biznesi i tij  kishte filluar të bie dhe fajdexhinjët fillimisht e kishin kercenuar atë dhe familjen. Biznismeni shqiptarë për një muaj kishte ndërruar tri herë vendbanimin.

Fajdexhinjët e kishin marur biznismenin në një lokal në Itali dhe e kan derguar në një fshat të larget në Pavona.

Bashkshortja e tij dhe fëmijët e kishin lajmëruar në stacionin policor në Itali pasi ai nuk është kthyer në shtëpi.

Pas 3 ditë torturash ai mer një telefon cellular nga njëri torturues me pretendimin se do e thirrte një shokë për të ja kthyer të hollat. Në fakt ai ka lajmëruar policin.

Polici i cili ka biseduar me te e ka kuptuar se kush është dhe qëllimin e tij.

Pas telefonates menjëherë fillon operacioni i karabinierve dhe sipas udhëzimeve të marura ata arrijnë ta lirojnë biznismenin dhe i arrestojnë dy shqiptar. Biznismeni dergohet në koma përshkak se ndaj tij është përdorur tortura me rrymë.

Policia sipas disa përgjimeve telefonike kan kuptuar se fajdexhinjët kan shitur lënd narkotike,  kan falcifikuar të holla, kan dhunuar vajza , kan kërcenuar qytetin dhe askush nuk ka guxuar të flas.

Ndërsa policia pas intervistimit të disa shqiptarëve dyshojnë se ekziston edhe një rast tjetër si i biznismetit 43 vjeçar, por pengimin për të hetuar më shumë i kan ndalur komuniteti pasi kan frikë të flasin.

/MegaPress.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...