Ballina / Lajme / Kosovë / Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
Loading...

Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Nga aksidenti i cili ka ndodhur para pak orësh në Prelez, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, kanë mbetur të lënduar 7 persona.

Agim Gashi, Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, ka thënë për Koha.net, se 3 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“7 persona janë lënduar, prej tyre 3 janë duke u trajtuar në QKUK ndërsa 4 të tjerë pas kontrollit në qendrën spitalore në Ferizaj janë liruar”, ka thënë ai.

Sipas Gashit, njëra nga automjetet ka humbur kontrollin me ç’rast ka goditur veturën tjetër.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Golf dhe një Kombi./KOHAnet/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...