Ballina / Lajme / Policia në Shqipëri përdoret për transport të parave të krimit!
Loading...

Policia në Shqipëri përdoret për transport të parave të krimit!

Monika Kryemadhi nga LSI, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, se së shpejti do të ketë protestë në Shqipëri.Sepse “Qeveria e re” e kryeministrit të vjetër, me votat e blera nga paratë e krimit nuk është dhe nuk do të jetë më gjë tjetër tashmë, përveçse një instrument me pak ministri ku secila do të ketë si komanduese të saj, bandën perkatëse që grabiti me “sukses” votat.
Sepse vetëm kështu mund t’iu shpërblehet “mundi” dhe “sakrifica” e kriminelëve dhe trafikantëve që përfshiu në Zgjedhjet e 25 Qershorit, kryeministri i ardhshëm.

Postimi në Facebook:

Forcë e re qeverisëse?!
E vetmja gjë e re, në këtë qeveri të re me qeverisje të vjeter, do të jetë fakti se Shqipëria po shkon drejt humbëtirës së pandalshme! Dhe jo vetëm ekonomike, por edhe shpirtërore.
Sepse “Qeveria e re” e kryeministrit të vjetër, me votat e blera nga paratë e krimit nuk është dhe nuk do të jetë më gjë tjetër tashmë, përveçse një instrument me pak ministri ku secila do të ketë si komanduese të saj, bandën perkatëse që grabiti me “sukses” votat.
Sepse vetëm kështu mund t’iu shpërblehet “mundi” dhe “sakrifica” e kriminelëve dhe trafikantëve që përfshiu në Zgjedhjet e 25 Qershorit, kryeministri i ardhshëm.
Frika që ka, nga ajo çfarë ai ka gatuar, është tashmë e pranishme në çdo veprim te tij. Frikë që ai mendon ta largojë, duke i mbushur mendjen vetes se ky popull nuk kupton dhe se nuk ka as kujtesë, as sy dhe as mendje të shëndoshë për të gjykuar.
Kjo është qesharake, por edhe e dhimbshme, kur sheh se deri ku shkon humori dhe tallja e tij me shqiptarët.
Vetëm dje oligarkët morën në telefon gjithë portalet për të hequr artikuj për aferat e ministrave të qeverisë së tij të djeshme, me kompanitë ruse të biznesit dhe jo vetëm, në kurriz të shqiptarëve! Eh, sa do të dëgjojmë dhe do të shikojmë!
Por për një gjë jam e bindur, se revolta e madhe popullore do të fillojë së pari, nga vetë socialistët!
Madje edhe nga vetë policët dhe nga të gjithë ata, që u përdoren si transportues të parave të krimit për blerjen e votës.
Sepse në fund të fundit, ndërgjegjja është diçka që nuk blihet as shitet përfundimisht, por rri e strukur dhe shpërthen kur krijohen kushtet e duhura!
Prandaj protesta, indinjata, zhgënjimi dhe klithma e popullit do jetë makthi i tij dhe forca jonë. 

/MegaPress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...