Ballina / Lajme / Kosovë / Politikanët në Kosovë të pandershëm apo të paditur?
Loading...

Politikanët në Kosovë të pandershëm apo të paditur?

Një thënie e vjetër thotë “Nëse do t’i futesh politikes, atëherë ka gjasa mos të jesh person i mirë”. Por, jo gjithmonë mund të jetë e vërtetë.

Kosova po kalon në një krizë institucionale. Po bëhen thuajse dy muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet institucionale, porse ende nuk është formuar qeveria e re. Gjatë kësaj kohe kemi pas rastin të shohim ‘individë’ nga më të ndryshmit. Aderime të shumta dhe jo rrallë herë duke shkelur edhe parimet e tyre. Njohës të çështjeve politike në vend japin mendime nga më të ndryshmet, ndërsa sociologët thonë se shumë politikanë kanë shkelur ‘betimet’ e tyre vetëm për tu avancuar.

Kosova ka shumë politikanë të ndershëm të cilët me punën e tyre mundohen të qojnë procese të ndryshme përpara, gjithmonë në të mirë të vendit, por nga ana tjetër egzistojnë politikanë të cilët për interesat e tyre personale dëmtojnë vendin dhe proceset zhvillimore në vend. Kosova ka shumë liderë të aftë e të ndershëm sikurse të pa aftë dhe të pa ndershëm. Tash e sa vite që ka përfunduar lufta, kemi pas rastin të shohim punën e tyre të palodhshme dhe të atyre të cilët gjatë mandatit të tyre nuk kanë marrur mundimin të trajtojnë ndonje problem duke e shëndërruar veten në mekanizëm votues të interesave të partisë.

Janë gjenerata të reja që poashtu po tregohen të gatshme për të udhëhequr vendin në procese të ndryshme.  Është e vërtetë që Kosova ka politikanë të rinj të cilët me punën e tyre të palodhshme po vlerësohen edhe nga liderët më me zë në botë.  Ndryshe, Kosova po vazhdon të zhvillohet si shtet i ri por me disa ngecje dhe me procese të cilat lënë mjaft për teë dëshiruar. Janë edhe shumë procese tjera për të cilat duhet vullnet e përkushtim dhe ato mund të arrihen vetëm me politikanë të denjë e të ndershëm! /MegaPress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...