Ballina / Show Bizz / Portreti i plotë i familjes ‘shumëngjyrëshe’ të Madonnës

Portreti i plotë i familjes ‘shumëngjyrëshe’ të Madonnës

Ajo e festoi 59-vjetorin e lindjes si një pop diva e vërtetë. Dhe duket se Madonna nuk është shkëputur ende nga atmosfera festive teksa ka ndarë me ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale një portret  të bukur të familjes së saj të madhe.

Mbretëresha e popit duket shumë e lumtur në krah të 2 djemve të saj Rocco e David dhe vajzave Mercy, Lourdes, Stella dhe Esther.

Madonna i adoptoi dy vajzat Stella dhe Esther nga Malawi, në juglindje të Afrikës 6 muaj më parë.  Nëna e tyre kishte ndërruar jetë pak pasi i kishte sjellë në jetë dhe babai nuk mund të kujdesej dot për to.

Më herët Madonna ka adoptuar edhe 4 fëmijë të tjerë nga i njëjti vend, përfshirë Mercy James dhe David Banda, te dy 11 vjeç.

Ajo është gjithashtu nënë biologjike e 20-vjeçares Lourdes Leon, e lindur nga marrëdhënia e Madonnës me ish të dashurin e saj, Carlos Leon dhe Rocco Ritchie, 17 vjeç me ish-bashkëshortin e saj Guy Ritchie.

(gazeta-Shqip.com)

Loading...

Shikoni gjithashtu

Artistja BUNNY sjell klipin e parë, duket mjaft provokative

BUNNY, është artistja më e re në skenën muzikore Bëhet fjalë për Arbana Lushaj, e …