Ballina / Sport / Prapaskena në Maqedoni, një peshk “shkatërroi” planet e Panuccit

Prapaskena në Maqedoni, një peshk “shkatërroi” planet e Panuccit

Vazhdimësia e suksesit dhe arritja e objektivave është një miks mes punës, vendosmërisë, por ndonjëherë duhet edhe shumë fat. Sidomos kur bëhet fjalë për futboll, ky i fundit ka shumë rëndësi.

Por, në momentin kur me punë dhe me talentin e tij duket se po gjente vazhdimësinë me ekipin kombëtar, fati “tradhtoi” Eros Grezdën. Mesfushori kuqezi pati një incident pak orë përpara ndeshjes me Maqedoninë, pasi pësoi një helmim nga ushqimi dhe e kishte të pamundur aktivizimin.

Pavarësisht se trajneri Panuçi vendosi ta merrte në stol, lojtari nuk ishte i gatshëm për të luajtur. “Panorama Sport” e raportoi lajmin në momentin kur ai po bënte analizat me stafin mjekësor pranë hotelit “Gligorov” në orët e paradites dhe gjithçka u konfirmua në mbrëmje.

HELMIM ME PESHK

Ndoshta duket e çuditshme, sepse helmimi nga ushqimi duhet të përfshinte një grup të madh lojtarësh, por vetëm organizimi i Grezdës reagoi keq dhe i shkaktoi probleme shëndetësore. Mësohet se skuadra ka konsumuar peshk në mbrëmje dhe lojtari ka ndier shqetësime disa orë pasi darkoi me ekipin, raporton Panorama. Kjo gjë e pengoi që Grezdaluante me Maqedoninë, pavarësisht se dëshira e tij ishte e madhe të zbriste në fushën e lojës.

ISHTE TITULLAR

Po, po. Do të luante me Maqedoninë, madje që nga fillimi i ndeshjes. Mesfushori i Osijekut e kishte të garantuar vendin në formacionin bazë pas performancës së mirë që bëri në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit dhe në “Mlladost” të Strumicës do të rreshtohej pas Sadikut me Roshin dhe Hykën. Në këtë mënyrë, Llullaku do të përfundonte në stol.

Burime të sigurta i konfirmuan gazetës se Grezda ishte parashikuar në 11-shen bazë për sfidën e së martës, por planet e trajnerit u prishën shumë pak orë përpara ndeshjes. Diçka që në fakt u kuptua sepse Llullaku u zëvendësua që në përfundimin e pjesës së parë, sepse në fakt nuk pritej të luante. I pafat ishte Grezda, por ndoshta edhe trajneri Kristian Panuçi, që me 22-vjeçarin në fushën e lojës mund t’i kishte surprizuar maqedonasit. Ndoshta është një detaj, por në futboll detajet vendosin fatin e ndeshjeve.

/albeu.com/

Loading...

Shikoni gjithashtu

FC Kosova München fillon sezonën me dy fitore, së shpejti në Bezirksliga të Gjermanisë

FC Kosova München ka filluar sezonin pranverorë me dy lojërat e para dhe me dy …