Ky i fundit ka treguar se në mbledhjen e mbajtur për të përcaktuar kandidatin për kryetar, është dashur që të intervenojë edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli.
Bazaj ka thënë se Veseli, në mbledhjen e kryesisë është shprehur i shqetësuar për PDK-në në Drenas, madje ka dashur që të mos ketë fare kandidat as për këtë komunë. Ai ka bërë të ditur se pavarësisht që Veseli vendosi që kandidat i PDK-së të jetë sërish Ramiz Lladrovci, ky i fundit ka marrë besimin e vetëm shtatë anëtarëve të Kryesisë.
“Në mbledhjen e kryesisë së PDK-së që u mbajt, vetëm 7 persona e kanë ngritur dorën në mbështetje të Ramiz Lladrovcit në prezencë të Kadri Veselit. Ai ishte i shqetësuar, pse kjo kështu me ndodhë, sikur në Skenderaj, ashtu edhe në Drenas. Ai fillimisht bile ka dashur që të mos propozojë fare dhe të dilet pa kandidat sikurse në Skenderaj, por në fund të fundit ai mori këtë vendim. Arsyen pse ka vendosur kështu, unë nuk e di, ai e din”, ka deklaruar Naim Bazaj.
Ai ka konfirmuar se nuk do ta mbështes kandidaturën e Lladrovcit, derisa ka treguar se as Bislim Zogaj, nuk ka marrë besimin e kandidatëve.
“Sikurse shumica absolute e anëtarëve të PDK-së, edhe unë personalisht nuk do ta mbështes Lladrovcin. Në mbledhje nuk kanë qenë të gjithë anëtarët e kryesisë, ne llogaritemi diku rreth 29 anëtarë, por ka pasur anëtarë të këshillit drejtues, pra që nuk janë pjesë e kryesisë. Kadri Veseli kërkoi që të tregojmë ne se kush është për Ramiz Lladrovcin e kush për Bislim Zogajn. Fillimisht është propozuar Lladrovci, vetëm 7 persona kanë ngritur duart në mbështetje të tij. Më shumë përkrahës nuk pati, por aty shprehën pakënaqësitë e tyre secili anëtar. Ata ishin që të mos kandidohej Lladrovci. Por, Veseli vendosi edhe pse kundër tij ishin shumica. Edhe Zogaj ka marr shumë pak vota”, ka treguar më tej Bazaj.
/BotaSot/