Ballina / Show Bizz / Premierë – A thu vet do jesh e lumtur nga Zait Aliu Foto-Video
Loading...

Premierë – A thu vet do jesh e lumtur nga Zait Aliu Foto-Video

Zait Aliu ka lindur ne 22.10.1976 në qytetin e alfabetit Manastir (Bitola). Zaiti me profesion është Jurist i Diplomuar por me këndim ka filluar qysh në vitin 1993 ku kënga si thotë ai është “ushqim shpirteror i njeriu”.Themelimi i SHKA-as “Bashkimi ” ka qenë një sinjal i vërtetë për të dal nga anonimiteti. Ai ka filluar të luaj me cifteli si instrument i parë, ashtu që SHKA “Bashkimi” ka qenë një dritare drejt suksesit ku më tutje merr pjesë në shumë festivale folklorike burimore. Zaiti në vitin 1994 incizon dhe audio kasetën të parë e titulluar “Takimi I parë”, ku si një artist i ri fiton zemrat e shumë fansave të tij. Dy vitë më vonë vjen dhe audio kaseta e dytë me titull “Hajt hajt mashalla” ku kënga me të njetin titull del dhe hiti i parë nëpër radiot të atehershme lokale. Zaiti nuk i len anesh edhe bashkeatdhetaret e tij që jetojnë në mergim ku merr pjesë në shumë koncerte,dasma ahengje nëpër shtetet Evropjane e deri në Australi. Zaiti paraqitet edhe si tekstshkrues i shume këngëve të tij. Stili i muzikes së Zaitit përmban frymat e këngëve burimore folklorike, këngët të jugut, të veriut, këngë të lehta dhe ato me stil tallavae, ajo do të thotë që nuk ka një zhanr të konsoliduar por gjithmonë një larmi të ndryshme këngesh. Stili I tyre është i ndryshem dhe secila ka projeksionin e vetë. Kënga e fundit nga Zait Aliu mban titullin A thu vet do jesh e lumtur dhe menjëhere pas lansimit në kanalin muzikorë youtube është vërshuar nga klikimet dhe komentet me nota pozitive.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Premierë – “Ring Ring “ Projekti i ri muzikor nga G-Ent (Foto-Video)

Industria muzikore shqiptare aktualishtë është shumë produktive, fal artistave të talentuar dhe përqafimit me rryma …

Loading...