Ballina / Show Bizz / Premierë : Mungesa e nënës nga Shtjefen Ujkaj (Foto-Video)
Loading...

Premierë : Mungesa e nënës nga Shtjefen Ujkaj (Foto-Video)

 

Shtjefni me profesion është gazetar i diplomuar, por dëshira për muzikën për të është diqka më e madhe se profesioni që ka. Ai që kur ishte femijë fillojë të këndonte dhe të ndiqte hapat e vëllait të vet që e ka këngëtar. Duke parë talentin e tij atë e aktivizuan në një shoqeri kulturo-artistike, ku për herë të parë del në skenë në moshën 9 vjeq.
Shtjefni është një këngëtar i zhanrit popullor, po jo vetëm, ai është shumë i pasionuar edhe mbas baladave. Pas përfundimit të shkollës së mesme punoj një këngë të zhanrit balad ku ja dedikoi shkollës (Maturantëve) madje kjo këngë vazhdoë të ndëgjohet. Shtjefni ishte gjithashtu pjesëmarrës dhe në festivalin Shkodra Fest me këngën “Me gjithë shpirt të dashuroj” me tekst dhe muzik të realizuar nga vetë këngëtari. Kështu malli për muzikën nuk ndalet, po ashtu malli për tja dedikuar një këngë nënës e kishte të hershëm, po që priti qastin e duhur për një tekst të duhur. Që më moshën 3 vjet Shtjefni nuk e ka parë nënën e tij, kështu që u rrit nga babai me shumë vështërsi dhe një mungesë në zemër. Ashtu si e kujton mamanë ashtu e shkruan edhe tekstin për të dhe bën këngën me titull “Mungesa e nënës” me tekst dhe muzike të realizuar nga ai , ndërsa orkestrim nga Liridon Ulaj dhe Shkelqim Bakraqi me grupin e tyre nga SHBA. Ndërsa për videoklipin është përkujdesur studio audiovizive ‘ DartChannal’ Ai nuk pretendon që kjo këngë të bëhet hit, as nuk pret që të bëhet diqka e madhe që të jetë në favor të rrugëtimit të tij artistik ngase sido që të bëhet për të është një sukses sepse ka plotësuar një diqka që i ka munguar . Përndryshe Shtjefen Ujkaj shumë shpejtë do lansoj dhe projekte të reja që përsëri do jenë tema sociale, aty ku edhe e gjenë vetën më së miri këngëtari.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Haxhi Dauti këngëtari që i rezistoi suksesit me dekada (Foto-Video)

Ka një zë unik, të jashtëzakonshëm. Me një shikim ‘vrastar’ dhe butësi në interpretim, shoqëruar …

Loading...