Ballina / Lajme / Kosovë / Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për viktimat e sulmit në Barcelonë
Loading...

Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për viktimat e sulmit në Barcelonë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet për viktimat më të fundit të akteve të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që goditën dje Barcelonën, një prej qendrave më të mëdha e të rëndësishme evropiane.

Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve që humbën njerëzit e tyre të afërt në këto akte barbare terroriste, si dhe uron shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.

Në të njëjtën kohë, Presidenti Meta shpreh solidaritetin e Shqipërisë dhe popullit shqiptar me autoritetet dhe popullin spanjoll në luftën kundër terrorizmit dhe kapërcimin e kësaj situate.

/VOA/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...