Ballina / Lajme / Bota / Presidenti Trump përballë kritikave lidhur me protestat e dhunshme
Loading...
President Donald Trump listen to reporter's questions following his meeting with Secretary of State Rex Tillerson, U.S. Ambassador to the United Nations Nikki Haley and national security adviser H.R. McMaster listen at Trump National Golf Club in Bedminster, N.J., Friday, Aug. 11, 2017. (AP Photo/Pablo Martinez Monsivais)

Presidenti Trump përballë kritikave lidhur me protestat e dhunshme

Presidenti Donald Trump po përballet me kritika të shumta nga i gjithë spektri i politikës amerikane, ngaqë nuk dënoi supremacistët e bardhë, të cilët ishin organizatorët e mitingut “Të bashkojmë të djathtën” në Sharlotsville të Virxhinias, që përfundoi me dhunë vdekjeprurëse.

Zoti Trump, i cili zakonisht komenton menjëherë pas sulmeve terroriste, e dënoi dhunën “si shprehje skandaloze të urrejtjes, fanatizmit dhe dhunës nga të gjitha palët”. Përmes Twitterit, ai “ofroi ngushëllimet e tij për të tre personat që humbën jetën dhe u dërgoi urim për një shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”.

Por zoti Trump nuk dënoi grupet ekstremiste që organizuan protestën e së shtunës, shumë prej tyre përkrahës politikë të tij, të cilët shprehen me përbuzje të hapur ndaj pakicave racore, hebrejve dhe grave, me gjeste dhe me thirrje.

David Duke, dikur udhëheqës i grupit racist Ku Klux Klan, tha se mitingu rreth 160 kilometra larg Uashingtonit ishte “një pikë kthese” për një lëvizje, për përmbushjen e premtimeve Donald Trump-it.”

Gjatë fushatës elektorale, vitin e kaluar, Trump e pati refuzuar mbështetjen e David Duke-it.

Të dielën, Shtëpia e Bardhë u përpoq të sqaronte përse Presidenti Trump nuk e kishte dënuar grupin e nacionalistëve të bardhë me emër, duke thënë se ai dënon çdo formë dhune, fanatizimi dhe urrejtjeje dhe se natyrisht kjo përfshin edhe supremacistët e bardhë, grupin racist Ku Klux Klan dhe të gjitha grupet ekstremiste.

Ish Presidenti Barack Obama dhe rivalja demokrate e zotit Trump, ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, e dënuan urrejtjen në thelbin e lëvizjes së supremacistëve të bardhë. Të njëjtin qëndrim mbajtën edhe një numër i madh ligjvënësish republikanë, që zakonisht e mbështesin zotin Trump./VOA/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...