Ballina / Sport / Prishtina konfirmohet në Ligën e Kampionëve (Foto)
Loading...

Prishtina konfirmohet në Ligën e Kampionëve (Foto)

Kampioni i shumëfishtë i Kosovës në basketboll është konfirmuar në Ligën e Kampionëve.

Pas aplikimit të bërë ditë më parë, është vetë Liga e Kampionëve që ka konfirmuar skuadrën tonë, duke e përfshirë në mesin e të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në short.Prishtina do të nis garat nga rrethi i parë.

“Dje në Shtëpinë e Basketbollit në Mies të Zvicrrës është caktuar lista përfundimtare e të gjitha ekipeve që do të konkurrojnë në fazën kualifikuese dhe edicionin e rregullt të Ligës së Kampionëve 2017-18”.

“Lista e ekipeve pjesëmarrëse konfirmon edhe njëherë që kjo është liga më e fortë Evropiane ku garojnë kampionët në fuqi të Italisë, Francës, Greqisë, Sllovenisë dhe ekipet e para nga 32 shtete të Evropës. Ne jemi duke punuar maksimalisht për paraqitje sa më të denjë në mesin e ajkës së Basketbollit Evropian”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Shikoni gjithashtu

Supertalenti nga Bishtazhini, Toni Domgjoni përkrah rininë e vendlindjes

Toni Domgjoni nga Bishtazhini (Gjakovë) është një ndër talentët më mirë në Zvicër dhe është …

Loading...