Ballina / Show Bizz / Projekti i fundit i Aleksandër Gjelaj pëlqehet nga publiku, “Hajde qikë” bëhet hit (Video)
Loading...

Projekti i fundit i Aleksandër Gjelaj pëlqehet nga publiku, “Hajde qikë” bëhet hit (Video)

Këngëtari Aleksander Gjelaj, i njohur e i pëlqyer nga një publik i gjërë, pas projektit të shumë pëlqyer, këngës me titull “Ah dashni”, rikthehet sërish me diçka të re e të bukur. Të gjithë e njohin tashmë se jeton në Amerikë, ku është tejet i pranishëm në gëzimet familjare të shqiptarëve që jetojnë në SHBA.

Hiti i radhes mban titullin “Hajde qik” dhe mban vulën e maestros Florent Boshnjaku, që ka krijuar tekstin dhe muzikën e kësaj kënge. E, për videoklipin është përkujdesur produksioni “Sëart Production” nga Tirana. Klipi i këngës “Hajde qik” është lansuar prej disa ditësh dhe mënjeherë ka marrë vëmendjen e publikut. Këngëtari thotë se është i kënaqur me atë se si po ecë kënga e re.

Nuk është as projekti i parë e as i fundit i Gjelajt, i cili nuk do të ndalet së prezantuari këngë që pretendojnë epitetin hit. “Hajde qik” tashmë e ka gjetur publikun e vetë në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Diasporë.

Shikoni gjithashtu

Në këto ditë të vetizolimit, ja deri ku arrin kreativiteti e të rinjve

Kosova është në gjendje emergjence e gjithë kjo pasi janë konfirmuar disa raste pozitive në …