Ballina / Lajme / Kosovë / Publicisti i njohur: Ja kush i vrau kolonel Krasniqin, Konushevcin, Malajn, Jakupin, Tafën dhe Elezin
Loading...

Publicisti i njohur: Ja kush i vrau kolonel Krasniqin, Konushevcin, Malajn, Jakupin, Tafën dhe Elezin

Publicisti i njohur Idriz Zeqiraj, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka folur edhe për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, duke thënë se atë e ka ekzutuar Tirana social-komuniste dhe e LPK-së staliniste.

“Në mesin e shumë kriminelëve të intervistuar, në emisionin e përjavshëm, “Pa rrotulla”, shqiptarët e kanë parë edhe gjeneralin kodosh , Kudusi Lame dhe kreun e SHISH-it, Fatos Klosin, të cilët kanë qenë kuadro të lartë edhe të SHIK-ut. Zoti Klosi ka pranuar se nuk e duronte praninë e Kolonel Ahmet Krasniqit, ministër i luftës të Kosovës, në Tiranë, duke shprehur një urrejtje patologjike ndaj tij. Ekzekutimi zyrtar i ministrit Krasniqi, është vepër e shëmtuar e Tiranës social-komuniste dhe e LPK-së staliniste, vegël e dëshmuar e Serbisë pushtuese”, ka thënë Zeqiraj.

Image

Idriz Zeqiraj

Foto galeri

Publicisti ka thënë se gjeneral Kudusi Lame ka ekzekutuar Ilir Konushevcin, Hazir Malajn, Qazim Jakupin, Muharrem Tafën dhe Rushit Elezin.

“Në hapësirën, ku ka qenë përgjegjës i sigurisë, si shef i Garnizonit Ushtarak të Kukësit, me mbulesë edhe Tropojën, Pukën dhe Dibrën e Vogël, gjeneral Kudusi Lame ka qenë në lidhje të ngushtë bashkëpunimi me SHIK-un e LPK-së. Me dijeninë dhe aprovimin e tij, janë ekzekutuar Ilir Konushevci, Dr.Hazir Malaj, Qazim Jakupi, Muharrem Tafa, Rushit Elezi. Janë pushtuar përgjakshëm kampet – pikat ushtrimore ushtarake, të FARK-ut, në Kalimash dhe Kolsh. Janë arrestuar dhe burgosur ushtarakët dhe veprimtarët e LDK-së në fshatin Canhas dhe burgjet tjera rurale të Kukësit, ku janë torturuar e maltretuar deri në mbytje”, ka pohuar publicisti i njohur.

Lame e Klosi mysafir të Milaim Zekës

Zeqiraj e ka quajtur provokim të rëndë ndaj familjeve të viktimave të SHIK-ut, prezencën në studion e tashmë deputetit të Nismës Miliam Zeka të Kudusi Lames dhe Fatos Klosit, derisa për Zekën ka thënë se ai është përçarës i shqiptarëve.

“Prezenca në studion e Milaim Zekës të Kudusi Lame e Fatos Klosi, si dhe të kuadrove tjerë të SHIK-ut dhe të “komandantëve”, vrasës me kartelë, janë provokime të rënda ndaj Familjeve të Viktimave të SHIK-ut dhe të shqiptarëve, në përgjithësi, ngjallin shumë dyshime edhe për Milaim Zekën dhe e çojnë atë edhe tej SHIK-ut, si provokator dhe përçarës i shqiptarëve: para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë”, ka vlerësuar më tej Idriz Zeqiraj

/BotaSot/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...