Ballina / Lajme / Kosovë / Puthja ‘kryeministrore’ (Foto)
Loading...

Puthja ‘kryeministrore’ (Foto)

Sot (e shtunë), Ramush Haradinaj është zgjedhur kryeministri i ri i Kosovës, me 61 vota pro dhe një abstenim për ndërtimin e qeverisë.

Këtij lajmi i janë gëzuar shumë qytetarë, kolegë e familjarë të Ramushit, të cilët e kanë uruar për postin e tij.

Bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj, ishte pranishme në sallën e Kuvendit për t’i dhënë mbështetje maksimale bashkëshortit të saj, i cili sot u emërua kryeministër.

Nga aparatët fotografikë çifti Haradinaj u panë edhe duke shkëmbyer puthjen e parë, pas fitores së Ramushit.

Ata gjithashtu u komentuan për veshjen e tyre elegante dhe me klas, ndërsa u panë duke dalë nga Kuvendi i Kosovës të shoqëruar nga njëri-tjetri. /MegaPress/

Puthja “kryeministrore”

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …