Ballina / Lajme / Kosovë / Qeveria e re do të formohet të shtunën
Loading...

Qeveria e re do të formohet të shtunën

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj ka paralajmëruar se e shtuna do të jetë ditë e formimit të qeverisë së re të Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se kretrët e koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe AKR janë duke i bërë përgatitjet e fundit procedurale.

Aktualisht Veseli, Haradinaj, Limaj dhe Pacolli janë duke shqyrtuar procedurat e Kuvendit të Kosovës, që duhet t’i dorëzojmë disa nënshkrime dhe një kërkesë dhe besoj që të shtunën do të ndodhë seanca”, është shprehur Hoxhaj.

Nënkryetari i PDK-së ka shtuar se një shtet i fuqishëm do të thotë kur projekton shpejtësi, ide dhe politika programore të cilat Haradinaj të shtunën do t’i shpalosë.

/Konica/al/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...