Ballina / Lajme / Kosovë / Qeveria miraton vendimin preliminar për shpronësim në Hade dhe Shipitullë

Qeveria miraton vendimin preliminar për shpronësim në Hade dhe Shipitullë

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin preliminar për shpronësim në fshatin Hade dhe Shipitullë të Obiliqit, vendim ky që do të mundësojë zgjerimin e mihjes sipërfaqësorë të thëngjillit dhe tejkalon krizën energjetike.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e Qeverisë, ku u njoftua se me disa emërime të reja, është kompletuar edhe kabineti qeveritar.

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, e ka arsyetuar propozimin por nuk ka dhënë detaje se sa prona do të shpronësohen dhe sa të tjera mbesin jashtë këtij procesi për shkak të ndërtimeve ilegale që kanë bërë në atë pjesë.

Shala: Janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore për shpronësim                     

“Departamenti i shpronësimit pranë ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore …. kërkon nga Qeveria të nxjerrë vendimin ekzekutiv me të cilin miratohet vendimi preliminarë për ligjshmërinë e procesit të shpronësimit për interes publikë të pronave të paluajtshme, të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore . Zona katastrale Hade, Shipidullë, Komuna e Obiliqit “, tha Shala.

Ndërsa, kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka thënë se me këtë vendim organet duhet t’i zhvillojnë procedura

Mustafa: Janë krijuar kushtet që të veprohet në terren

“Është një proces i cili mendoj se dy ministritë, veçmas ajo e Mjedisit por edhe e Zhvillimit Ekonomik e kanë koordinuar me KEK-un procedurat tash këto janë kryer në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Unë mendoj se me këto procese ne mund të krijojmë kushte ligjore që të veprohet në terren edhe të evitohet problem i krizës për të cilën është fol mjaftë shumë sa i përket sigurimit të thëngjillit për prodhimin e energjisë elektrike”, tha Mustafa.

Kryeministri Mustafa ka bërë të ditur se me emërime edhe në disa ministri është kompletuar Qeveria.

Mustafa: Qeveria është kompletuar me emërimet e reja

“Ju e dini i kemi bërë disa ndryshime në Qeveri për shkake se një numër i ministrave ka shkuar për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Janë këtu prezent, do të thotë prej ndryshimeve që janë bërë dje dhe që praktikisht e kemi përmbyll nuk e kemi lënë asnjë ministri pa mbulesë. Është zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, i cili është autorizuar të kryej detyrën e ministrit. Zoti Emanuel e kemi Kurtanin prej ministrisë së Bujqësisë, i cili po ashtu prej sot e kam autorizimin që të ushtroj detyrën e ministrit. Edhe kemi Valentin Toçin i cili është tash në krye të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kështu që gjitha sektorët i kemi të mbuluar me përgjegjës. Përderisa të kemi punë, atëherë e bëjmë këtë punë  dhe përmbyllim në mënyrë komplete“, tha Mustafa.

Përndryshe, propozimin për shpronësim e ka dërguar dje ministria e Mjedisit, pas një debati në Komunë e Obiliqit, ku ka pas edhe disa të pakënaqur që nuk janë hyrnë në mesin e përfituesve për shpronësim./BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Aktivistja shqiptare,mes Europes:Shoqatat globaliste serbe te grave, s’njohin viktimat e dhunes seksuale te Kosoves.

Pas një konference në Bruksel për sigurine e shteteve me rastin e 10 Vjetorit të …